Nëse keni marrë një dhuratë që nuk ju pëlqen por nuk dini cafrë të bëni me të, ka disa zgjidhje:
Ridhuroje
A është një bluzë me shkëlqim, model i vjetër, të cilin ia ke parë një të afërmi pak kohë më parë? Pse nuk e dhuron sërish? Ose organizo një shkëmbim të ndërsjelltë dhuratash të padëshiruara për Vitin e Ri.
Dyqanet e bamirësisë
Përgjigja më e qartë është dhurimi i artikujve në një dyqan bamirësie, kështu që dikush tjetër mund të gjejë gëzim në dhuratën tuaj, ndërsa, në të njëjtën kohë, vlera e kësaj dhurate shkon drejt një kauze të rëndësishme.
Dhuroni lodra në spitalin e fëmijëve
Nëse fëmijët në jetën tuaj kanë një dhuratë shumë më të madhe këtë vit, ose ndoshta janë gjëra që nuk u përshtaten atyre, ju mund të dhuroni lodra dhe produkte për fëmijë në një pavion të spitalit të fëmijëve ose në bujtinë ku pranojnë donacione.










