Ja vendimi që mori gjykata për deputetët e VMRO-së dhe Çavkovin

Këshilli i vlerësimit të aktit paditës pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 në mbledhjen e sotme publike, pasi shqyrtoi ankesat e palës mbrojtjëse dhe të akuzuarve, solli vendimin duke pranuar tërësisht akuzën për terrorizëm për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend. Nga gjykata njoftuan po ashtu se pas këtij vendimi, kjo lëndë do të vendoset në sistemin AKMIS dhe do t’u ndahet gjykatësve sipas sistemit elektronik. Ndërkohë do të dihet edhe data e saktë se kur do të jetë seanca e parë gjyqësore për këtë lëndë ku akuzohen të paktën 30 persona.

Për ngjarjet më 27 prill, 30 persona akuzohen për terrorizëm dhe kërcënim të rendit kushtetues. Midis tyre janë pesë antëtarë të VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për Krsto Mukoski, Ljuben Aranudov, Johan Tarkulovski, Sasho Vasilevski dhe Lupço Dimovski. Ish-drejtori i Byrosë për Sigurinë Publike, Mitko Cavkov është gjithashtu një nga të akuzuarit kryesor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu