Jakimovski: Nëse në Kosovë fillon një luftë, në fillim do të luftojnë qytetarët maqedonas, domethënë shqiptarët nga Maqedonia

Lideri i GROM-it, Stevço Jakimovski, në episodin e sotëm të “Biseda të vështira”, ka shpjeguar disa nga pasojat që do të kishte një luftë e mundshme në territorin e Kosovës, transmeton InfoShqip.

Nëse në Kosovë fillon një luftë, në fillim do të luftojnë qytetarët maqedonas, domethënë shqiptarët nga Maqedonia, që do të thotë se do të ketë mundësi serioze për përfshirjen e Maqedonisë në konflikt“.

Për më tepër, si tani ka vende që mbështesin Rusinë dhe të tjera Ukrainën, ashtu do të ketë vende që do të mbështesin Serbinë dhe të tjera që do të mbështesin Kosovën. Pra, nuk merr shumë kohë kur konflikti të përhapet në Sanxhak, në Bosnje, në Mal të Zi, e shihni, Republika Srpska është në prag.

Dhe do ta përsëris përsëri, këta bombardues që fluturojnë mbi kokat tona nuk janë rastësi.

Dhe për këto atentate si ajo e Duginës kanë ndodhur edhe në të kaluarën dhe mendoj se është taktikë për të provokuar ushtrinë ruse dhe sigurisht që do të ketë një hakmarrje, shërbimet ruse mund të bëjnë shumë dëm, theksoi Jakimovski./InfoShqip.com


1 Koment

  1. Duhet te punohet te zhvillohet idustria e ekonomia te perparojn shtetet e popujte e jo te shkohet ne lufte lufta sjelle vetm shkatrrim e varferi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu