Janakievski kritikon ashpër ikjen e Gruevskit

Arratisjen e Gruevskit e kritikuar ashpër edhe bashkëpunëtori itij i ngushtë, Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski. Sipas tij, ikja e Gruesvkit do të reflektohet negativisht në proceset gjyqësore ku ai gjykohet bashkë me Gruevskin.

“Ashpër e dënoj aktin e tillë, sepse do të ndikojë negativisht mbi rastet gjyqësore në përgjithësi, veçanërisht mbi rastet në të cilat jemi të akuzuar ne të dy”.

Janakieski shton se nuk e ka ndërmend të ikë nga Maqedonia dhe se aktualisht është në Shkup. Ai paralajmëroi se nesër do të paraqitet në seancën gjyqësore për lëndën “Titaniku”.

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve janë të akuzuar në disa lëndë të Prokurorisë Publike Speciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu