Janeva: në javën e ardhshme do të ketë akuza të reja

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, për javën e ardhshme ka paralajmëruar aktakuza të reja për një pjesë të rasteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).“Shumica e rasteve që janë kryer nga PPS pres që të përfundojnë me aktakuza.

Për disa do të ketë ndalim të hetimit dhe hedhje poshtë të akuzës, për disa do të ngritët aktakuzë, por në çdo rast javën e ardhshme do të miratohen vendimet prokuroriale”, tha Janeva.

Janeva në lidhje me afatin për dorëzimin e aktakuzës deklaroi se në opinion po diskutohet për gjetjen e një zgjidhjeje në afat sa më të shkurtër, por paralajmëroi edhe përskaj saj, në periudhën e ardhshme PPS do të hapë hetime për biseda tjera të përgjuara të cilat përmbajnë materiale kriminale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu