Jep dorëheqje Kryetari i Degës së Alternativës në Tetovë me kryesinë e ngushtë

Kryetari i Degës së Alternativës në Tetovë Gazmend Arifi ka dhënë sot dorëheqje bashkë me bashkëpunëtorët dhe kryesinë e ngushtë të degës. Arifi poashtu ka treguar edhe shkaqet kryesore të dorëheqjes së tij për shkak siç është shprehur ai të mospërfilljes së degës nga individë të kryesisë qendrore të partise, të cilët nuk përfillën kërkesat e elektoratit, anëtarësisë dhe degës, për të ngopur apetitet e tyre personale u shpreh Arifi përcjellë TetovaSot.

Ky është postimi i tij i plotë dhe pa ndërhyrje:

Të nderuar anëtarë, simpatizantë, kuvendarë të Alternativës Dega e Tetovës , dua t ju informoj se une Gazmend Arifi kryetar i deges sebashku me bashkepuntoret dhe kryesin e ngushte te deges me anetaresi, japim doreheqje nga ky post dhe nga cdo pizicion tjeter ne parti per shkak te mosperfilljes se deges nga individ te kryesis qendrore te partise, te cilet nuk perfillen kerkesat e elektoratit, anatersis dhe deges, per te ngopur apetitet e tyre personale.

Une perzemersisht u falemnderoj per perkrahjen, dhe publikisht ju kerkoj ndjes per mosrealizimin e kerkesave pamvarsisht angazhinin tuaj dhe tonin te parezerve.

Me respekt, Gazmend Arifi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu