Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, i cili i kishte dhënë Kosovës bekimin e Amerikës për formimin e ushtrisë, do të largohet nga posti i tij.Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.Numri një i Amerikës ka thënë se Mattis do të pensionohet në shkurt të 2019’s.
Mattis, 68-vjeçar, është një prej figurave më të respektuara në administratën Trump.Por, ai raportohet të jetë bërë gjithnjë e më kundërshtues ndaj udhëheqjes së presidentit.Në veçanti, ai raportohet të mos jetë informuar për vendimin e marrë nga Trump të mërkurën, për tërheqjen e trupave nga Siria.
“Ju keni të drejtë të keni një sekretar të Mbrojtjes, pikëpamjet e të cilit janë më në përputhje me tuajat”, i ka thënë Mattis, Trumpit, në letrën e dorëheqjes.
Ndryshe, duhet cekur se sekretari amerikan, kishte dhënë bekimin e Amerikës për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Mattis, në shkurt të vitit të ardhshëm do të pensionionet nga të gjitha detyrat. (INA)










