Jepet alarmi: Sistemi bankar shqiptar në rrezik

Shqipëria ka përqendrimin më të lartë, në raport me mesataren e rajonit, të aseteve bankare, sipas një raporti të Bankës Qendrore Europiane në lidhje me stabilitetin e sektorit financiar në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Sipas BQE, tregu bankar në Shqipëri dominohet nga tre banka, të cilat zënë 58% të aseteve të sistemit. Kjo dominancë në vendet e tjera të rajonit shihet të jetë më e ulët.

Në Bosnjë, tre bankat e mëdha kanë 49% të aseteve të sistemit, ndërsa në Malin e Zi, tre bankat e mëdha kanë 31% të aseteve.

Por Maqedonia dhe Kosova, gjithashtu kane një dominancë më të madhe të tre bankave të mëdha me përkatësisht 60 dhe 61% të totalit të aseteve.

Në Serbi, tre bankat e mëdha zotërojnë 41% të aseteve të sistemit dhe në Turqi vetëm 37% të aseteve.

Sistemet financiare të vendeve kandidate për në BE dhe vendeve kandidate potenciale vazhduan të dominoheshin nga bankat në vitin 2015 dhe 2016, të cilat në Ballkan, janë kryesisht filiale të bankave me seli në vendet e BE.

Bankat në vendet kandidate të BE dhe kandidatet potenciale karakterizohen nga një madhësi e kënaqshme e kapitalit, të cilat tejkalojnë minimumin rregullator, thotë raporti i BQE-së, i cili ka marrë në konsideratë zhvillimet nga viti 2014 deri në maj të 2017-s.

Situata e likuiditetit gjithashtu mund të konsiderohet e favorshme, duke bërë që bankat të përballojnë me sukses testet e stresit.

Megjithatë, disa banka në pronësi vendase shfaqin rënie të likuiditetit dhe të kapitalizimit. Këto vështirësi po kalojnë edhe disa banka që mbështeten nga sektori publik.

Zhvillimet e kredisë mbetën heterogjene gjatë periudhës në shqyrtim. Ndërsa rritja e kredisë ishte e lartë në Turqi, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe Kosovë, ajo mbeti më e nënshtruar në Shqipëri, kryesisht për shkak të niveleve të larta të kredive me probleme, si dhe një pikëpamje negative mbi zhvillimet ekonomike në nivel grupi.

Në kreditimin e sektorit privat, rritja e stokut të kredisë ka qenë më e dukshme për individët, në krahasim me kreditë e sektorit të korporatave në të gjitha vendet, përveç Turqisë.

Baza e depozitave gjithashtu u rrit në të gjitha vendet, të cilat në shumicën e rasteve çuan në një rënie të raportit kredi/ depozite.

Huatë dhe depozitat në euro dhe dollar mbeten një nga rreziqet më të mëdha të stabilitetit financiar në vendet kandidate të BE dhe kandidatet potenciale. Kjo situatë paraqet rrezik të tërthortë në rastin e huadhënies për të huamarrësit e pambrojtur dhe dëmton kanalin e transmetimit të politikës monetare.(monitor)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu