Jo vetëm kanceri dhe sëmundjet e zemrës, mësoni sëmundjen e re që mer jetë njerëzish

Kur flitet për shkaktarët kryesorë të vdekjeve në botë, ka shumë mundësi që mendja t’ju shkojë te kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Këto janë realisht dy nga sëmundjet që po iu marrin jetën shumë njerëzve, megjithatë, shumë pak po flitet për shkaktarin e tretë, që ka të bëje më sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

Kjo gjendje e bën të vështirë frymëmarrjen, duke përkeqësuar kollën. Me miliona njerëz në botë janë të diagnostikuar me këtë gjendje.

Pavarësisht kësaj, shumë pak vëmendje po i kushtohet krahasuar me sëmundjet e tjera vdekjeprurëse.

“Është shkaktari i tretë i vdekjeve në SHBA dhe asnjë nuk flet për të”, thotë doktor MacDiarmid. Kjo ndodh për shkak edhe të natyrës së sëmundjes.

Duhanpirja është shkaktari kryesor i sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. Rreth treçereku i të sëmurëve me SPOK nuk kanë pirë asnjëherë duhan, dhe në këto raste shkaktarë mund të jenë faktorët mjedisorë, si ajri i ndotur, përveç faktorëve të caktuar gjenetikë.

Edhe pse aktualisht ka më shumë informacione në lidhje me këtë sëmundje krahasuar me një dekadë më parë, akoma është e nevojshme të bëhen kërkime bazike mbi të dhe të gjendjen mënyra më të mira për trajtimin e sëmundjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu