Bashkimi Evropian në shtator do të mbajë konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së zhvendosjes së refugjatëve afganë në vende të ndryshme, ka shkruar në Tuiter eurokomisarja për Punë të Brendshme, Ilva Johanson.
“Në shtator do të thirr forum ndërkombëtar për zhvendosjen në nivel të lartë që të diskutojmë për prioritetet kryesore me vendet e BE-së dhe të gjejmë zgjidhje të përhershme për njerëzit e prekur në Afganistan, veçmas gratë dhe fëmijët, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe avokatët. Do të punojmë bashkë në qasje koordinuese për krijimin e mënyrave legale për zhvendosjen (e refugjatëve)”, ka shkruar ajo pas përfundimit të takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të BE-së në nivel ministrash për Punë të Brendshme.










