Jotova: Amandamenti në rezolutën për Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm

Eurodeputetët po përgatisin amendament të palejueshëm në rezolutën për Republikën e Maqedonisë të Veriut. Amendamenti është i orientuar kundër Bullgarisë. Është e paprecedentë që një dokument i tillë përmban qortim ndaj shtetit aktual anëtar, shkroi nënkryetarja e Bullgarisë Iliana Jotova në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo u bëri thirrje ish kolegëve të saj në Grupin Socialist dhe demokratëve në Parlamentin Evropian të tërhiqnin amendamentin.

Gjuha e urrejtjes dhe deklaratave provokuese, si dhe shtypja e të drejtave të njerëzve me vetëdije bullgare janë markë mbrojtëse e Republikës së Maqedonisë të Veriut. Amendamenti i përgatitur edhe një herë konfirmon dështimin e shtetit bullgar për t’u shpjeguar partnerëve të tij evropianë pozicionin e saj mbi Republikën e Maqedonisë të Veriut”, thotë Jotova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu