Jugohromi kërkon rihapjen, duan takim me Zaevin dhe Ahemtin për kthimin e 700 punëtorëve në punë

Sindikata e Jugohromit kërkon takim me kryeministrin Zoran Zaev, për t’i shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre. Nga kryeministri Zaev, sindikata e Jugohromit kërkon që sa më parë të rifillojë me punë kombinati metalurgjik Jugohrom.

Përveç Zaevit, ftesë për takim mori edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Në letrën e lëshuar Ahmetit, sindikata kërkon ndihmën e subjektit të BDI-së për rikthimin në punë të 700 punëtorëve.

Theks të veçantë i vendoset faktit që ministri i mjedisit është një nga kuadrot e BDI-së, duke kërkuar ndihmë për rihapjen e kombinatit metalurgjik Jugohrom.

Këtë e bëri të ditur vet krye sindikalisti Bajram Amiti i cili në mëngjesin e sotëm i publikoi ftesat e dërguara kryeministrit Zoran Zaev dhe partnerit të tij të koalicionit Ali Ahmetit. Ndërkaq Jugohrom u mbyll më 1 nëntor të vitit të kaluar, pasi që u konstatua se kombinati metalurgjik nuk i përmbush standardet ekologjike për të vazhduar me punë.

Jugohrom tanimë ka filluar ndërtimin e stacionit filtrues, me të cilin mendohet se do të përmbushen kushtet për rifillim me punë, por stacioni është ende në fazën fillestare të ndërtimit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu