A ka dhimbje më të fortë? Momenti kur babai merr në krah vajzën e vrarë nga bombardimet (VIDEO)

Regjimi i Asadit është duke sulmuar nga ajri dhe nga toka civilët në periferinë e Damaskut duke shkaktuar mijëra viktima civile, një pjesë e të cilëve janë gra, të moshuar dhe fëmijë.

Një video e filmuar gjatë dy ditëve të fundit atje tregon momentin e dhimbshem kur babai merr në krah vajzën e tij të vdekur nga bombardimet e avionëve të regjimit sirian duke qarë, përcjell Albeu.com.

Janë pamje të dhimbshme, të cilave nuk i nevojitet komenti.

Siria është prej vitesh në një konflikt të përgjakshëm duke u kthyer në një zonë ku përplasen interesat gjeostrategjike të gjigantëve të botës, gjë e cila nuk lejon që të kthete paqja në këtë vend ku numri i viktimave tashmë i ka kaluar 600 000 mijë në total.

Për më tepër, ndiqni pamjet. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu