Kambovski me mesazh për Abazin: “Nuk e di si u zgjodh, por duhet t’i përmbahet ligjit në vazhdimësi”

Kreu i sapozgjedhur i OJO GOKK nuk e di si u zgjodh, por e rekomandoj që t’i përmbahet vazhdimisht ligjit, sepse siç e kemi parë edhe në rastet e mëparshme po vjen koha e përgjegjësisë jo vetëm politike, por edhe ndëshkuese, përgjegjësi penale në nivele të larta e më të larta të kryerjes së funksioneve shtetërore, tha sot akademiku Vlado Kambovski për kreun e ri të Prokurorisë, Islam Abazi, transmeton InfoShqip.

Sipas tij, nëse zgjedhja aktuale e kreut të kësaj prokurorie përcaktohet si përvojë negative, atëherë kriteret e përzgjedhjes do të duhet të përpunohen dhe zhvillohen më tej.

Abazi ka marrë 66 vota nga gjithsej 160 prokurorë që kanë mundur të votojnë. Në vendin e dytë përfundoi prokurori i Shkupit, Ermon Neziri, me 64 vota ose dy vota më pak.

Sipas pyetësorit që ka plotësuar si prokuror publik në Komisionin Kundër Korrupsionit, shihet se Abazi që nga viti 1998 ka në pronësi një shtëpi në fshatin Zajas të Kërçovës, e cila thuhet se është pronë e prindërve të tij. por nuk ka informacion se si është marrë. Abazi që nga viti 1985 ka një banesë në Kërçovë në vlerë rreth 30 mijë euro, pronë e prindërve të tij. Kreu i ri i OJO GOKK që nga viti 1999 drejton një “Volkswagen Golf” me vlerë rreth 5000 euro.

Abazi ka edhe një kredi, në vlerë prej 250 mijë denarë, të cilën e ka marrë në vitin 2009 dhe e ka shlyer për 4 vjet./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu