Pusetat e mbushura me fekale, pas çdo të reshure sjellin vërshime në Xhon Kenedi. Kështu duket kjo rrugë kur të reshurat e shiut janë me intensitet të vogël.
Pavarësisht asaj, çdo herë e njëjta pamje. Ujë dhe fekale të ndryshme të cilat lundrojnë në gjithë këtë hapësirë.
”Mendoj që është gjithçka në rregull që mos të ketë vërshime, kush të merr masa, ne që duhemi të ndërmarrim masa nuk bëjmë asgjë, shpresojmë që nuk do të ketë diçka të tillë”, tha një qytetar tjetër.
Nga ndërmarrja e ujësjellësit dhe kanalizimit thanë se momentalisht po punohet rreth këtij problem në Xhon Kenedi dhe se ata do të kujdesen për mirëmbajtjen e tyre pas përfundimit të punimeve.
”Aktualisht po punohet në gjithë rrugën Xhon Kenedi ku do të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme i gjithë rrjeti i kullimit. Neve nuk mund të japim detaje më të hollësishme meqë neve nuk e bëjmë kolerimin por vetëm e mirëmbajmë pas përfundimit të punimeve. Rrjetet i vënë komunat dhe qyteti”, kanë thënë nga Ndërmarrja Ujësjellësi dhe Kanalizimi.