Kapet kosovari në Bllacë me Benzin e vjedhur në Holandë

Një shtetas i Kosovës, 38 vjeçar është ndaluar në pikën kufitare Bllacë, pasi që u verifikua se makina e tij Mercedes Benz ishte e vjedhur.

“Gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës Mercedes Benz, me targa të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, është konstatuar se vetura ishte e vjedhur dhe se për të ishin shpallur kërkime nga Interpoli i Holandës, për shkak se ishte vjedhur në ate shtet”, theksoi Ministria e Brendshme, përcjell INA.

38 vjeçari me inicialet Sh.K. Nga Kosova është ndaluar nga autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut dhe se po kryhen procedurat për kallëzim përkatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu