Kasami: Me 11 dhjetor do të nis Ridefinimi i këtij shteti

Koalicioni “Rilindje me Besë’’, sonte ishte prezent në Tearcë të Tetovës, ku para banorëve të kësaj ane ata shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, njofton Portalb.

“Në këto zgjedhje populli do të ketë mundësinë që o sot, o kurrë, t’ju thotë mjaft më politikanëve që defilojnë në skenën politike tash e 20 vite. Atyre funksionarëve dhe udhëheqësve të lartë të BDI – së për të cilët këto zgjedhje kanë kuptimin nëse do ta shpëtojnë vetveten apo jo nga ndëshkimi për krimet e bëra”, tha Bilall Kasami, kryetar i Koalicioni “Rilindje me Besë’’.

Ndër të tjerat kryetari Bilall Kasami shtoi: “Të dashur miq, ne e dimë se e nesërmja është e paparashikueshme. Por, megjithatë, ka diçka që ne mund t’ua themi që sot. Edhe atë jo si premtim por si betim, si besëdhënie: e ajo është se mbi këto botë ka të këqija që vijnë nga shumë anë, ku bëjnë pjesë edhe ato që i çon Zoti dhe nga të cilat askush nuk mund të na mbrojë. Por ju premtoj se ka një të keqe nga e cila Lëvizja BESA do ju mbrojë deri sa të jetë gjallë besatari i fundit: e ajo është e keqja që vjen nga padrejtësitë që ua bënë ky shtet i keq i cili deri tani shkeli mbi shqiptarët vetëm pse nuk kishin përfaqësues të denjë, vetëm pse nuk kishin kush t’ju del zot. Sot, o kurrë ka ardhur momenti që me ndihmën e Zotit, me përkrahjen tuaj dhe në emër të shqiptarisë ta ndalim këtë zullum. Me 11 dhjetor do të nis Ridefinimi i këtij shteti. Dhe ai do të fillojë me largimin e përmendoreve të Gruevskit nga Shkupi… e BDI – së do të ja ndërtojmë përmendoren e turpit.”, përfundoi fjalimin Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu