Kasami: Duke rritur çmimet e parkingjeve motivojmë qytetarët të dalin në këmbë

Kryetari i Komunsë së Tetovës, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, e komentoi rritjen e çmimit të parkingjeve në Tetovë si demotivim për qytetarët të përdorin veturat dhe si motivim për të dalë në këmbë në qendër të qytetit. Ai tha se nuk ka të bëjë aspak me aspektin e financave të komunës, por lidhet me çështjet ekologjie.

“Rritja e çmimeve të parkingjeve në Tetovë nuk ka të bëjë për aspektin fiskal, por të demotivohen qytetarët që të dalin me veturë dhe të parkojnë në qendër të qytetit. Ka të bëjë me çështje ekologjike. Përmes rritjes së çmimit të parkingut i motivojmë qytetarët që të dalin në këmbë dhe mos i marrin veturat.”, tha Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu