Kasami: Komuna paguan 300 euro për një qen që largohet nga rruga

Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, i ftuar sonte në Click Plus, foli edhe për sistemimin e qenve endacak, ku tha se komuna i paguan shoqatës “Amos” me të cilën ka lidhur marrëveshje, 300 euro për një qen të larguar nga rruga. Kasami tha se nga momenti që bëhet pagesa nuk është më çështje e komunës, por e shoqatës që merret edhe me sistemimin e tyre.

“Problemi me qentë endacak është një problem kompleks që kërkon zgjidhje. Zgjidhja aktuale është ajo që kemi aktualisht me shoqatën “Amos”. Komuna i paguan shoqatës 300 euro për një qen për ta larguar nga rruga. Në momenti që shoqata i kap këta qenë, ata bëhen pronë e shoqatës. Pasatja nuk është problemi i komunës, me ata merret shoqata në fjalë. Shoqata i sistemon këta qenë nëpër familje deri në Angli. Deri tani janë trajtuar 41 dhe priten të trajtohen edhe 81 të tjerë.”, tha Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu