Kasami: Mbyllja e kufirit të Tabanocit një turp i radhës, kur po na vijnë mërgimtarët

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka reaguar lidhur me mbylljen e vendkalimit kufitar Tabanoc, me arsyetimin për aksion kontrolli, në kohën kur vijnë për vizitë mërgimtarët.

“Ajo që sonte ndodhi në pikën kufitare në Tabanocë është një turp i radhës i kësaj qeverie të pa ligjitimitet. Nuk ka ndodhur as në krizat më të mëdhaja që të mbyllen pikat kufitare, ndërsa sonte pikërisht në kohën kur mërgimtarët tanë kthehen në vendlindje, policia mbyll gjithë kufirin.

Arsyetimet se kufiri është mbyllur për një aksion policor nuk mban, sepse në asnjë moment nuk duhet penguar lëvizja e njerëzve, e sidomos në këto ditë kur fluksi është më i madh. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt, duke kërkuar përgjegjësi nga MPB-ja dhe përfaqësuesit shqipfolës që përbëjnë Qeverinë e Krimit.

Shpresojmë që Maqedonia e Veriut, të mos ketë dëgjuar aleatin e Putinit (Serbinë), e cila ditë më parë u deklarua se do t’i mbyll pikat kufitare shkaku i mërgimtarëve shqiptar”, reagon Kasami.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kanë zbatuar një aksion policorë pasditen e sotme në pikën kufitare Tabanoc me Republikën e Serbisë. Përveç bastisjes në godinën e pikës kufitare dhe kabinat për kontrollin dhe legjitimimin e pasagjerëve, jo zyrtarisht mësohet se bastisje ka pasur edhe nëpër shtëpi private të policëve të cilët janë të punësuar në pikën kufitare Tabanoc.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu