Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë!

Liderët e VLEN-it pritet të takohen sot, pas çka pritet të caktohen grupet e punës për bisedime për anëtarësim në qeveri, përcjell TV21. Bilall Kasami nga VLEN thotë se gjatë javës tjetër pritet të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. I pyetur nëse ai personalisht do të marrë funksion në ekzekutiv, Kasami tha se do të vazhdojë punën si kryetar i komunës së Tetovës.

“Brenda kësaj jave do të duhet t’i kemi të gatshme grupet e punës dhe nëse jo, për vikend me siguri nga e hëna mund të nis formalizimi edhe i takimeve dhe koordinimit të aktiviteteve rreth formatimit të qeverisë. Sigurisht që edhe çështjet kadrovike do të vijnë në fazën e dytë të bisedimeve për t’u diskutuar, sa i përket zgjidhjes time, vetë qytetarët e Tetovës treguan se mua më pret edhe shumë punë në Tetovë të cilat janë hapur dhe që duhet vazhduar”, tha mes tjerash Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu