Kasami nxënësit dhe mësuesit me urdhër të policisë janë larguar nga objektet e shkollës dhe organet kompetente po bëjnë punën e tyre

Pas alarmit për bomba në dy shkolla fillore të Tetovës, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka reaguar përmes një postimi duke shkruar se “Pas një emaili që ka arritur në dy shkollat fillore duke paralajmëruar për alarm bombe në shkollën fillore “LIRIA” dhe “Kirili dhe Metodi” nxënësit dhe mësuesit me urdhër të policisë janë larguar nga objektet e shkollës dhe organet kompetente po bëjnë punën e tyre.

Jemi në vendngjarje së bashku me policinë dhe të tjerë për të kontrolluar zonën. Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm, shkruan Top24


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu