Kasami paralajmëron zgjidhjen e problemit me stadiumin në Tetovë: Brenda këtij viti do të ketë marrëveshje

Kryetar i komunë së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se deri në fund të këtij viti do të ketë marrëveshje për stadiumin e Tetovës, përcjell TV21. Kasami tha se përveç stadiumit, do të krijohet edhe akademi e futbollit.

“Po, po. Kemi biseduar, ka diçka konkrete dhe unë besoj brenda vitit do të kemi një zgjidhje e cila nënkupton që stadiumi i qytetit të fillojë të rikonstruohet, të kemi një akademi moderne për futbollist të ri, të cilën gjithashtu është projekt bashkë me kompaninë Ecolog dhe sigurisht që këto investime do të jenë investime që do t’i japin një ritëm të ri sportit në komunën e Tetovës”, tha mes tjerash Bilall Kasami, kryetar i komunë së Tetovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu