Kasami: Tetova pa uzurpime dhe me hapësira të lira për të gjithë (VIDEO)

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka bërë të ditur për aksionin e mënjanimit të hapësirave të uzurpuara në disa pjesë të rrugëve të Tetovës.

“Në rrugët📍”Boris Kidriç”,📍”Kompleksi Bazar”,📍parkingu përballë shkollës “Liria”,📍rruga e “Ilindenit” si dhe tek📍”tregu i Grave”, Komuna e Tetovës nëpërmjet Inspektoriatit komunal ka bërë largimin dhe mënjanimin e hapësirave të uzurpuara në këto pjesë të rrugës.

“Hapësirat e gjelbërta janë për të gjithë. Inspektoriati komunal i’u bënë thirrje qytetarëve që reklamat dhe gjërat e tjera në hapësirat gjelbëruese të njejtat t’i largojnë në të kundërtën do të ndërhyjë inspektoriati komunal ku do të pasojnë edhe dënimet. Qyteti është i të gjithëve. Pa uzurpime dhe me hapësira të lira për të gjithë!”, ka bërë të ditur Kasami.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu