Kasami: U bashkuan Boshkovski e udbashë të tjerë që tja sigurojne fitoren e BDI-së

Në konferencën e parë të dhënë për shtyp nga kryetari i Lëvizjes Besa Bilal Kasami, ai rezultatin e këtyre zgjedhjeve e ka quajtur koalicionin Aleanca me Besë si fitues absolut të këtyre zgjedhjeve në kampin Shqiptar, shkruan InfoShqip.com

Ndër të tjerash Kasami në fjalimin e tij tha:

Ne jemi fitues absolut të këtyre zgjedhjeve në kampin shqiptar. Jemi ketu për të kumtuar manipulimet që bënë sot LSDM dhe dega e tyre shqiptare BDI. Sonte është shuar një parti shqiptare BDI dhe LSDM është bëre sovran i komunave shqiptare, pas kesaj nuk ka me BDI por ka nje dege shqiptare e quajtur LSDM.

Ne kampin politik tek shqiptarët jemi ne koalicioni Aleanca me Besë. Koalicioni Aleanca me Besë ishte këtu për të dhënë ofertë për ta penguar vullentin politik te shqiptareve. U bashkuan Boshkovski e udbashë të tjerë që tja sigurojne fitoren e BDI-së. I bejmë ftesë LSDM që sa meparë të shkojmë zgjedhje të parakoheshme parlamentare. Aktivistet tanë janë gati që neser ta bejme këtë betejë. Ne e mundem BDI gjithkund, por ishte LSDM që e ndryshoi rezultatin ne favor të deges së saj shqiptare. Në i falenderojmë gjith votuesit tanë, duke i premtuar që do ta mbrojmë me kembengilje interesin shqiptar në gjithe vendin“, përfundon Kasami./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu