Kasami: Unë jam kryetar i Lëvizjes Besa

Bilall Kasami, kryetar i lëvizjes Besa, mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Top tema” në televizionin Telmadeklaroi se partia do t’i përkrahë të gjitha intervenimet reformiste të Qeverisë për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE . Ai shtoi se në takimin me kryeministrin Zaev u bisedua për reformat e Qeverisë dhe sipas tij, nuk ka lidhje me ngjarjet brendapartiake në Lëvizjen Besa dhe kjo nuk ishte temë e bisedës, e cila u kontraktua paraprakisht.

Duke folur për ndarjet në Lëvizjen Besa, Kasami sqaroi se qëndrimi i tij është qëndrim i të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Besa dhe se partia është unike.

“Jam edhe de fakto edhe de jure kryetar i Lëvizjes Besa”, tha Kasami.

Sipas tij, dy kongresa të një partie politike nuk mund të mbahen.

“Ky shtet ka institucione të cilat do të vlerësojnë se cili kongres është i konvokuar nga Besa, ndërsa tjerat nëse vjen deri te kjo, e shpresojmë se nuk do të vijë, sigurisht se duhet të fillojnë procedura për regjistrimin e partisë së re”, tha Kasami.

Sipas tij, ka marrëveshje që grupi parlamentar i Lëvizjes Besa të veprojë në mënyrë unike.

“Formalisht koordinator i grupit parlamentar është Afrim Gashi dhe derisa ai nuk prononcohet ndryshe, unë do ta trajtoj dhe do ta pranoj si deputet të Lëvizjes Besa”, tha Kasami.

Deputetët e Lëvizjes Besa votuan për ligjin e gjuhëve dhe sipas tij, ky ligj nuk do të thotë hap drejtë federalizimit të Maqedonisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu