Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje (FOTO)

Të gjithë e dimë se ndonjëherë “JO” do të thotë “PO”, dhe ndonjëherë “JO” mund të ketë domethënien “JO” ose edhe “NDOSHTA”.

Vajzat dinë ta bëjnë konfuz çdo mashkull – por kjo është edhe reciproke, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, në mënyrë që një mashkull t’i kuptojë qartazi shenjat e një vajze, ju duhet t’u kushtoni vëmendje shenjave joverbale të cilat i zbulojnë qëllimet e vërteta të një vajze:

SHIKONI POZICIONIN E KËMBËVE TË SAJA

Këmbët e zgjatura dhe kyçet e kryqëzuar janë shenjë e mosbesimit apo edhe përbuzjes. Kur një vajzë ndihet komode pranë jush dhe është e interesuar, kyçet e këmbëve të saj asnjëherë nuk do të jenë të kryqëzuar.

Nëse këmbët e saja janë të kryqëzuara, kushtoni vëmendje gishtave të saj. Gishta te këmbëve të saj janë si gjilpëra e një kompasi. Nëse janë të drejtuar kah ju, kjo do të thotë se asaj i pëlqeni dhe se dëshiron t’ju njoh më mirë.

PËRPIQET TË ULET MË AFËR JUSH

Kur 2 njerëz janë brenda të së njëjtës dhomë, distanca mes tyre mund të thotë shumë për lidhjen e tyre.

– Nëse asaj i pëlqeni, ajo do të përpiqet të ulet afër jush, edhe nëse i vjen turp.

– Një metodë tjetër për ta zbuluar nëse vërtet i pëlqeni asaj: afrohuni në zonën e saj të komfortit (përafërsisht gjysmë metre nga fytyra e saj). Nëse ajo lëvizë pas, kjo është shenjë e keqe. Por nëse vazhdon të komunikojë me ju pavarësisht afërsisë, atëherë asaj i pëlqeni.

E MBAN SHPINËN DREJT DHE I SHFAQË GJOKSET

Në mënyrë që të krijojë përshtypje të mirë, vajza e cila është e tërhequr pas juve do ta mbajë shpinën e saj drejt dhe do t’i shfaqë gjokset. Besoni apo jo, kjo është shenjë e zakonshme dhe vështirë injorohet!

E KOPJON POZËN APO GJESTET TUAJA

Kushtoni vëmendje nëse ajo po i kopjon gjestet, pozën apo sjelljet tua. P.sh., nëse ju si mashkull i prekni flokët, dhe të njëjtën e bën ajo një minutë më vonë, atëherë kjo është shenjë se po i pëlqeni.

Ky imitim ndodh instinktivisht dhe do të thotë se ajo po përpiqet t’ju kuptojë më mirë dhe të gjejë diçka të përbashkët. Meqë ra fjala, kjo i referohet dy gjinive! /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu