Kërcënon Izraeli: Nëse Siria përdor sistemin raketor rus S-300 do t’i kundërpërgjigjemi me çdo lloj arme

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Moska ende nuk ka vendosur nëse do të furnizojë me sistemin mbrojtës raketaro S-300 Sirinë.

Por nuk ka vonuar shumë, një deklaratë e Ministrit të Brendshëm të Izraelit thotë se “Ajo që është e rëndësishme për ne është se armët mbrojtëse që rusët po i japin Sirisë nuk do të përdoren kundër nesh. Nëse ata përdoren kundër nesh, ne do të veprojmë kundër tyre,” duke iu referuar sistemit mbrojtës raketor S-300, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Ministri i Mbrojtjes izraelite bëri të ditur se shteti i tij “nuk do t’i pengojë Sirisë në punët e brendshme, por nga ana tjetër nuk do të lejojmë që Irani të përmbytë [vendin] me sisteme të avancuara të armëve që kanë si objektiv Izraelin.”

“Nëse na sulmon ndokush, ne do t’i hakmerrem, pavarësisht S-300, S-700 apo çdo lloji tjetër të armëve,” tha Lieberman.

Më 23 mars, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke e diksutuar çështjen për furnizimin me sistemin raketor mbrojtës S-300 Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu