Kërkohet dorëheqja e Talat Xhaferit dhe hapja e një hetimi për deputetët e BDI-së për ngjarjet e 27 prillit

Profesoresha universitare, Mirjana Najcevska reagoi ndaj deklaratës së Talat Xhaferit se është nervozuar nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe prandaj e ka ndërprerë seancën parlamentare ku duhej që t`i merret imuniteti deputetit Trajko Velanoski, transmeton Almakos.

“Nëse nervozohet Xhaferi nga veprimet e deputetëve dhe për shkak të kësaj nuk mundet që ta kryej detyrën që e ka marr, le të jap dorëheqje dhe le të nervozohet sa të dëshiron në shtëpi.

Tani 20 deputet duhet që të propozojnë mosbesim të Xhaferit nga funksioni kryetar i Parlamentit.

Dhe mendoj se është i nevojshëm një hetim serioz për njohuritë që i ka pasur partia BDI për sulmin në Parlament, ku kanë qenë deputetët e kësaj partie, çka kanë bërë dhe a ka përfshirje të tyre në ngjarje”, shkroi profesoresha universitare, Mirjana Najcevska./Almakos/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu