Kërkohet padi ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

Padi për gjenocid është kërkuar të ngrihet ndaj shtetit serb për krimet që i ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Në konferencën e organizuar nga shoqata e familjarëve të personave të zhdukur dhe viktimave të luftës “Përkorë” “…20 vjet pas-ku është drejtësia?” është thënë se Kosova nuk ka bërë sa duhet që të mbledhë dëshmi dhe të ngrejë padi ndaj kryerësve të krimeve në Kosovë.

Gjatë kësaj konference është thënë se duhet të gjenden mënyra që përmes një padie të dënohet Serbia për gjenocid.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku, ka thënë se në vitin 2000 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ishte ndër të parët që kishte ngritur padi për krime lufte. Por, sipas tij, më vonë kompetencat për krime lufte i kaluan EULEX-it.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu