Këshilli i shtetit turk aprovoi shndërrimin e Aja Sofisë në xhami

Këshilli shtetëror i Turqisë njëzëri aprovoi ndryshimin e statusit të Muzeut Aja Sofia në xhami, shkroi në profilin e tij në Tuiter gazetari turk Raxhip Sojllu, duke iu referuar burimeve në Qeverinë turke. Sipas tij, shndërrimi duhet të bëhet zyrtarisht i ditur nesër.

Se autoritetet turke mendojnë për ndryshim të statusit të Aja Sofisë është bërë e ditur më 2 korrik. Atëherë ishte bërë e ditur se, sipas hulumtimeve të fundit, rreth 70 për qind e turqve të anketuar e aprovojnë vendimin që Aja Sofia të shndërrohet në xhami.

Kundër ndryshimit të statusit të këtij atraksioni turistik u sqarua sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, si dhe Kisha Ortodokse Ruse. Duma e shtetit të Rusisë i bëri thirrje Parlamentit turk në lidhje me Aja Sofinë.

Shën Sofja ishte kisha më e madhe e krishterë, e ndërtuar në shekullin e gjashtë nga bizantinët, ndërsa në xhami ishte shndërruar pasi osmanlinjtë e pushtuan Carigradin, Stambolli i sotëm, në vitin 1453. Statusi i objektit fetar në muze ishte ndryshuar me dekret në vitin 1934 nga ish presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk. Në vitin 1985 është pranuar si monument i Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu