Këshilltarët e Komunës së Manastirit grinden për dygjuhësinë në Maqedoni

Në vend të debatit për rebalancin e Buxhetit të Komunës së Manastirit, këshilltarët nga pozita dhe opozita në seancën e sotme, janë grindur për dygjuhësinë.

Këshilltari i OBRM-PDUKM-së, Igor Haxhiev, fshatrat dhe rrugën e Manastirit, nga foltorja, i ka shqiptuar në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Ajo ka shkaktuar reagime nga të gjithë këshilltarët.

“Do të investohet në fshatin Lopatica ose në shqip “Lopatiç“. Do të asfaltohet rruga e “Shiroka” ose “Igera” (e gjerë). Kështu do të tingëllonte, kur Maqedonia do të ishte në dy gjuhë, sipas përpjekjeve të Zaevit”, tha Haxhiev.

Këshilltari i LSDM-së, Goran Kozarov, ka reaguar ndaj fjalimit të tij dhe ka vazhduar të shqiptojë emra në gjuhën bullgare dhe greke, transmeton Portalb.

Këshilltari i nacionalitetit turk, Isa Ibish, partner koalicione i partisë në pushtet, i pyetur se si i interpreton provokimet për dygjuhësi, tha se si turk, do të kërkojë tregjuhësi në shtet.

Në fund, këshilltarja e LSDM-së, Natasha Petrovska, e mbylli debatin duke thënë se është mirë që këshilltarët e pushtetit, ta lexojnë ligjin për gjuhët, pasi që siç tha ajo, sipas të gjitha gjasave shohin vetëm një kanal televiziv. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu