Kështu varroset një mafioz në Itali (FOTO)

Mbi 300 persona kanë marrë pjesë në varrimin e sotëm të Nicandro Casamonica, 27-vjeçarin e vrarë më 7 gusht teksa përpiqej t’i vinte zjarrin banesës së një të afërmi të tij për të vënë në vend nderin e familjes së tij pasi e motra Concetta kishte marrë arratinë e dashurisë me një kushëri të martuar.
Ceremonia, e kryer me ritin evangjelik, u krye në banesën e familjes Casamonica, në rrugën Francesco Di Benedetto, në zonën e Romaninës, në Romë.

Në momentin kur arkivoli u largua nga banesa për të shkuar në varrezat e Ciampinos, nga kati i dytë i vilës tre-katëshe, u hodhën petale lulesh të bardha.

Trupit të të ndjerit iu bë “homazh” edhe nga zhurma e gazit që mbërrinte nga një Ferrari e zezë, që i përkiste Nicandro Casamonica-s, e parkuar jashtë banesës.

Pikërisht një vit më parë, më 22 gusht, kishte bërë shumë bujë varrimi spektakolar, me helikopterë dhe karroca me kuaj, i Vittorio Casamonicas, një prej kerërëve të familjes.

funrale casamonica
funrale casamonica

M2

M3

M4

M5

M6

funrale casamonica
funrale casamonica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu