Këta janë dhjetë tradhëtarët më të këqinj të historisë

Që kur ekziston njerëzimi ekzistojnë edhe tradhëtitë. Në etapa të ndryshme të historisë njihen edhe tradhëti të shkaktuara nga personalitete dhe ndaj personaliteteve dhe udhëheqësve të ndryshëm. Edhe tradhëtitë janë të formave të ndryshme.

Më poshtë kemi radhitur dhjetë tradhëtarët më të këqinj të historisë:

1. JUDA ISKARIOTI
(SHEKULLI I) – Simbol i përsosur i tradhëtisë: sipas ungjijve ishte apostulli që dorëzoi Jezusin për 30 denarë, duke e tradhëtuar me një puthje: “Ai që do të puth, është ai; arrestojeni dhe merreni të shoqëruar mirë”.

2. MARCO GIUNIO BRUTI
(85-42 para Krishtit) – Ishte një prej vrasësve të Jul Cezarit, që luftëtari romak e kishte adoptuar dhe e konsideronte një njeriun e tij besnik. Bruti vendosi të vrasë Cezarin, që ishte shpallur diktator i përjetshëm, bashkë me eksponentë të aristokracisë që i druheshin fundit të republikës.

3. DONA MARINA
(1501-1529) – E quajtur edhe La Malinche, Dona Marina ishte dashnorja dhe përkthyesja e luftëtarit spanjoll Hernan Cortes. U zbuloi spanjollëve zakonet e popullit të saj, duke zhvilluar një shërbim spiunazhi.

4. BENEDICT ARNOLD
(1741-1801) – Eshtë një prej personazheve më kontroversë të historisë amerikane. Ishte një gjeneral që gjatë Luftës për pavarësi, pasi kish mbështetur ushtrinë amerikane, kaloi në krahun e anglezëve.

5. PHILIPPE PÉTAIN
(1856-1951) – Marshalli francez, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vu në krye të shtetit të Vichy-së, qeverisë kolaboracioniste aleate e nazistëve, që kishin pushtuar Francën.

6. ALQIBIADHI
(450-404 A.C.) – Gjatë Luftës së Peloponezit ndryshoi disa herë partinë e tij politike: në Athinën ku lindi, u angazhua në organizimin e ekspeditës athinase në Siçili, por më pas kaloi me Spartën, që më pas e tradhëtoi.

7. IVA IKUKO TOGURI D’AQUINO
(1916-2006) – E quajtur edhe Trëndafili i Tokios, e lindur në Los Angeles gjatë Luftës së Dytë Botërore, në radio mbështeti Japoninë, për të demoralizuar amerikanët, bashkatdhetarët e vet.

8. GUY FAWKES
(1570-1606) – Tradhëtoi Anglinë protestante, duke iu bashkuar spanjollëve në tentativën e dështuar për të vrarë mbretin Xhejms dhe rikthyer një mbret katolik. Donte që të hidhte në erë Parlamentin.

9. SIDNEY REILLY
(1870-1925) – Hebre rus, u bë një prej spiunëve më të mëdhenj në shërbim të britanikëve. Mes misioneve të tij ishin infiltrimi në shtabin gjerman në vitin 1917, si dhe një pothuaj përmbysje e bolshevikëve në vitin 1918.

10. EFIALTI I TRAKISE
(Shek VI – 480 para Krishtit) – Bari nga Thesalia, në vitin 480 para Krishtit tradhëtoi spartanët e Leonidhës, duke i zbuluar mbretit pers Kserksit, duke dashur të sulmojë prapa shpine luftëtarët e Leonidhës, që ishin të angazhuar në luftime. /bota.al/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu