Këto 5 metoda do ju ndihmojnë të hiqni qafe përgjithmonë njollat dhe qukat nga fytyra

Gjithkush nga e ka e ka fiksim të qëndrojë sa më shumë në diell dhe më pas fillojmë e qahemi se përse na kanë dalë njolla apo quka në fytyrën tonë.

Shumica përdorin kremra të ndryshëm për të shpëtuar nga djegja e fytyrës apo nga krijimi i njollave nga dielli, por efekti është i paktë pasi në çdo rast qukat apo njollat e shkaktuara nga dielli do të shfaqen.

Jemi të bindur se ky është një stres apo një siklet i madh dhe prezencën e njollave të diellit doni ta eliminoni sa më parë, ndaj dhe po japim 16 këshilla të provuara se si të shpëtoni një orë e më parë nga ky siklet.

Limoni

Pse? Sepse përmban acid limoni, i cili është një agjent i shkëlqyer zbardhues. Megjithatë, limoni gjithashtu mund të shkaktojë një djegie të butë.

Si? Shtrydhni lëngun nga limoni dhe lageni me një pambuk. Nëse keni lëkurë tepër të ndjeshme, sigurohuni që të shpërndani ujë brenda lëngut të limonit.

Sa shpesh? Rreth 3-4 herë në javë. Kushtoji vëmendje të madhe rezultateve dhe se si sillet lëkura juaj. Nëse keni acarim mos e përdorni më.

Mango

Pse? Ajo ka enzimë, kuruese për poret dhe indet e lëkurës.

Si? Grijeni apo copëtojeni dhe pastaj aplikojeni në fytyrën tuaj. Shpëlajeni me ujë të vakët pas 20 minutash.

Sa shpesh? Është më e butë se limoni kështu që ju mund të përdorni në mëngjes dhe në mbrëmje.

Shalqi.

Pse? Është e pasur me vitamina A, B dhe C dhe e mirë për shumë arsye të tjera . Ky frut i holluar me ujë nuk do t’ju japë rezultate të shpejta, por do të ndihmojë lëkurën tuaj të pastrohet nga çdo njollë.

Si? Aplikoni pak tul në çdo zonë ku keni njolla apo quka. Fërkojeni atë dhe lini për 20-30 minuta, pas së cilës ju mund ta lani atë.

Sa shpesh? Nuk do të provokojë ndonjë dëm, kështu që aplikimi i tij çdo ditë është i mirë.

PERIMET

Qepë e kuqe

Pse? Është natyrisht e pasur me acid dhe ndihmon që njollat e errëta të zhduken.

Si? Përgatituni për erën e rëndë. Përzieni një lugë lëng të kuq qepe me 2 lugë mjaltë. Vendos sasinë në frigorifer. Aplikoni në pikat e errëta, por provoni në trupin tuaj para se të aplikoni në fytyrën tuaj. Shpëlajeni mirë pas 15 minutash për të hequr qafe erën.

Sa shpesh? Dy herë në javë.

Domate

Pse? Domatja është e njohur për të pasur një efekt zbardhues në lëkurë. Markat e bukurisë koreane që janë të çmendura për një lëkurë me ngjyrë prej porcelani, kanë linja të tëra të produkteve me bazë domaten.

Si? Konsideroni blerjen e një maskë me zbardhues domate ose përdorni një domate të freskët duke shtypur lëngun. Thjesht vendosni një fetë të hollë pak në zonën e prekur dhe lini atë për rreth 10 minuta.

Sa shpesh? 3-4 herë në javë.

Kastraveci

Pse? Është fantastik për lëkurën e thatë për shkak të vetive hidratuese dhe për njollat e diellit apo qukat ka një efekt fantastik për shkak të vitaminës C.

Si? Vendosni 2 feta nën sytë tuaj, të jep edhe një efekt ftohës, edhe redukton njollat e errta. Lajeni atë pas 15 minutash.

Sa shpesh? Mund ta aplikoni sa herë që të mundeni pasi nuk ka asnjë efekt anësor dhe përdorimi i shpeshtë është i këshillueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu