Këto janë 12 fazat e jetës

Cila fazë e jetës është më e rëndësishmja? Disa mund të pohojnë se të qënit ende fëmijë është faza kryesore, pikërisht atëherë kur truri i një fëmije është i hapur për përvoja të reja, që do të ndikojnë në gjithë pjesën tjetër të jetës së tij të mëvonshme.

Të tjerët, mund të argumentojnë se është adoleshenca apo mosha e rritur, kur shëndeti fizik është në kulmin e tij. Shumë kultura nëpër botë, e vlerësojnë moshën e rritur më shumë se çdo tjetër, duke argumentuar se ajo është faza kur njeriu ka fituar më në fund urtësinë e nevojshme për të udhëhequr të tjerët. Kush ka të drejtë? E vërteta është se çdo fazë e jetës, është po aq e rëndësishme dhe e nevojshme për mirëqenien e njerëzimit. Ja cilat janë shkurtimisht ato:

Para-lindja: Potenciali – Fëmija që nuk ka lindur ende, mund të bëhet çdo gjë – një Mikelanxhelo, një Shekspir, një Martin Luter King – dhe kësisoj ruan për të gjithë njerëzimin parimin e asaj që ne të gjithë mund të bëhemi ende në jetën tonë.

Lindja: Shpresa – Kur lind një fëmijë, ai ndez tek prindërit dhe të tjerët rreth tij një ndjenjë optimizmi; një ndjenjë se kjo jetë e re, mund të sjellë diçka të re dhe të veçantë në botë. Prandaj, i porsalinduri paraqet ndjenjën e shpresës që ne të gjithë e ushqejmë brenda vetes, për ta bërë botën një vend më të mirë.

Jeta foshnjore (mosha 0-3 vjeç): Vitaliteti – Foshnja është një burim i gjallë dhe i pakufizuar energjie. Ajo përfaqësojnë dinamikën e brendshme të njerëzimit, duke ushqyer zjarret e ciklit të jetës njerëzore, me kanale të reja të fuqisë psikike.

Fëmijëria e hershme (mosha 3-6 vjeç): Mendja vetëm tek loja – Kur fëmijët e vegjël luajnë, ata e rikrijojnë sërish botën. Ata e marrin për atë që është, dhe e kombinojnë atë me atë që është e mundur, për të krijuar ngjarje që nuk janë parë më herët në historinë e botës. Si të tillë, ata mishërojnë parimin e inovacionit dhe transformimit, që nënkupton çdo akt krijues që ka ndodhur gjatë civilizimit.

Fëmijëria e mesme (mosha 6-8 vjeç): Imagjinata – Në fëmijërinë e mesme, zhvillohet për herë të parë ndjenja e një uni të brendshëm subjektiv, dhe ky un është i gjallë me imazhet e marra nga bota e jashtme, dhe i rritur nga thellësitë e të pandërgjegjshmes.

Kjo imagjinatë, shërben si një burim frymëzimi krijues në jetën e mëvonshme për artistët, shkrimtarët, shkencëtarët, dhe kushdo tjetër që gjen i ditët dhe netët e veta të pasuruara, për shkak se ushqeu një jetë të brendshme të thellë.

Fëmijëria e vonë (moshat 9-11 vjeç): Kreativiteti, zgjuarsia- Fëmijët më të rritur, kanë fituar një gamë të gjerë aftësish sociale dhe teknike, çka u jep atyre mundësi të dalin me strategji të mrekullueshme dhe zgjidhje krijuese, për t’u përballur me presionet në rritje që shoqëria u vë përpara. Ky parim i zgjuarsisë, jeton në atë pjesë të unit që kërkon ndonjëherë mënyra të reja
për të zgjidhur problemet praktike, dhe për t’u përballur me përgjegjësitë e përditshme.

Adoleshenca (mosha 12-20 vjeç): Pasioni – Ngjarja biologjike e pubertetit, shkakton një sërë ndryshimesh të fuqishme në trupin e adoleshentit, të cilat e pasqyrojnë veten në pasionin seksual, emocional, kulturor dhe shpirtëror të një të riu. Pasioni i adoleshencës, përfaqëson kështu një gur kilometrik të rëndësishëm, për cilindo që synon të lidhet me zellin e vet më të thellë të brendshëm për jetën.

I rrituri në moshën e hershme (mosha 20-35 vjeç): Sipërmarrja – Kërkohet iniciativë që këta të rinj tashmë të pjekur, të përmbushin përgjegjësitë e tyre të shumta, duke përfshirë gjetjen e një shtëpie dhe partneri, krijimin e një familjeje ose rrethi miqsh, dhe gjetjen e një pune të mirë. Parimi i sipërmarrjes, na shërben në çdo fazë të jetës, kur duhet të dalim në botë dhe të lëmë shenjën tonë.

Mosha e mesme (mosha 35-50 vjeç): Meditimi – Pas shumë vitesh, në moshën e mesme njerëzit priten të shkëputen nga përgjegjësitë e botës, dhe reflektojnë mbi kuptimin më të thellë të jetës së tyre, për të ecur përpara me kuptime të reja. Ky element i meditimit, përfaqëson një burim të rëndësishëm të cilin ne të gjithë mund ta përdorim për të thelluar dhe pasuruar jetën tonë në çdo moshë.

Mosha madhore e pjekur (mosha 50-80 vjeç): Dashamirësia – Ata që janë në këtë fazë të jetës kanë ndërtuar familje, kanë pasur një karrierë dhe janë bërë kontribues për përmirësimin e shoqërisë nëpërmjet vullnetarizmit, këshillimit dhe formave të tjera të filantropisë. I gjithë njerëzimi përfiton nga dashamirësia e tyre. Për më tepër, të gjithë mund të mësojmë nga shembulli i tyre, për t’i dhënë më shumë të tjerëve nga vetja jonë.

Mosha e thyer (mosha 80 vjeç e sipër ): Urtësia – Ata që jetojnë gjatë, kanë fituar një mal me përvoja, që mund t’i përdorin për të ndihmuar në udhëheqjen e të tjerëve. Prandaj, pleqtë përfaqësojnë burimin e mençurisë që ekziston tek secili prej nesh, duke na ndihmuar të shmangim gabimet e së kaluarës, ndërsa korrim përfitimet nga mësimet e jetës.

Vdekja: Jeta – Ata që po vdesin ose që kanë vdekur, na mësojnë mbi vlerën e jetesës. Ata na kujtojnë që të mos e marrim jetën si të mirëqenë, por të jetojmë plotësisht çdo moment të jetës tonë, dhe të kujtojmë se jeta jonë e vogël, është pjesë e një tërësie më të madhe.

Meqenëse çdo fazë e jetës ka dhuratën e saj unike për t’ja dhënë njerëzimit, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur çdo fazë, dhe për të mbrojtur secilën prej tyre, nga përpjekjet për të shtypur kontributin e saj individual në ciklin e jetës njerëzore./ bota.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu