Këto janë forcat elitë turke të ngjashme me Grupin “Wagner” të Rusisë

Një nga njerëzit më të afërt i besuar i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Adnan Tanriverdi shpreh ekspertizën e tij në të gjitha teknikat e errëta të luftës

Në sytë e shumë njerëzve ai është një nga mercenarët më të fuqishëm të botës islame, një ish-gjeneral me lidhje të forta, nën urdhrat e të cilit janë me mijëra mercenarë sirianë të sprovuar me luftën. Një nga njerëzit më të afërt i besuar i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Adnan Tanriverdi shpreh ekspertizën në të gjitha teknikat e errëta të luftës, që nga sabotimi deri te neutralizimi i kryengritjeve dhe ekzekutimet.

Por, me kaq shumë ushtarakë të njohur, ndarja e njeriut nga miti mund të ngjajë paksa e vështirë. A është ai – siç parapëlqejnë ta quajnë kritikët, lakeu personal i Erdoganit – që komandon ushtri sekrete islame në Libi dhe në Siri? Apo ai është – siç parapëlqen ai vetë që ta quajë veten – thjesht një patriot i respektuar, i njollosur nga përgojimet e armiqve të Presidentit?

“Ne nuk kemi dërguar asnjë forcë mercenare, apo personel tjetër ushtarak në Siri ose në Libi”, – këmbënguli ai në deklaratën e tij për “The Telegraph”, pas akuzës që u ngrit ndaj tij nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, se ai kishte vendosur mijëra luftëtarë sirianë në Libi. Mandej, mbrojtjen ai e vazhdoi duke thënë: “Dua ta theksoj edhe njëherë, se kompania jonë nuk është një organizatë mercenare. Ajo nuk ka asnjë lidhje me asnjë grup apo organizatë terroriste.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu