Kim Mehmeti: Populli do nisë të dyshojë, a edhe hajdutërinë politikanët tanë e bëjnë më urdhër të ndërkombëtarëve

Shkrimtari shqiptar nga Shkupi Kim Mehmeti pohon se shumica e burrështetasve shqiptarë janë ata që e ushqejnë ngjizjen e disponimit antiperëndimor mes shqiptarëve.

Ai thotë se sa herë që duan t’ua mbyllin gojën kritikuesve dhe ta mbulojnë fytyrën e vet të vërtetë, politikanët shqiptarë të akuzojnë se je antiamerikan dhe antiperëndimor.

“Nëse qeveritarët e Shqipërisë i kritikon për ‘kanabizimin’ e vendit, ata ta mbyllin gojën duke të akuzuar se je kundër ‘Vetingut’ dhe antiamerikan! Po qese e kundërshton ‘klanin Pronto’, që e ‘pushtoi’ tërë Kosovën, menjëherë të radhisin në mesin e mosmirënjohësve ndaj perëndimorëve, që e ndihmuan çlirimin e saj! Nëse në Maqedoni thua se ky shtet është ndërtuar mbi themele antishqiptare, themele të gërryer edhe nga duart e vasalëve të BDI-së, të kundërvihen me etiketimin se ke për qëllim që ‘lindjediellin’ e shqiptarisë, ta ç’vendosësh nga Perëndimi në Lindje! Dhe siç janë katandisur punët, mund të ndodh që ky popull të nisë të dyshojë se mos vallë edhe kriminalizimi i shoqërive shqiptare, si dhe hajdutëri e politikanëve tanë, bëhet me urdhër dhe me pëlqimin e perëndimorëve, me çka mes nesh edhe me të vërtet do ngjizet rryma antiperëndimore!”, ka shkruar Mehmeti./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu