Kjo fundjavë do të jetë me shi

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe të ndryshueshme .

Temperaturat do të lëvizin prej 26 deri 37 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e ndryshueshme. Temperatura do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.

Pritet që deri të premten të mbajë mot stabil kurse të shtunën pasdite dhe të dielën gjatë ditës, në pjesët perëndimore do të jetë jostabil me reshje të mëdha të shiut dhe bubullima, transmeton InfoShqip.com .


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu