Klea Çutra kalon gjysëmfinalen në The Voice Kids, prek natën finale

Këngëtarja nga Dibra e Madhe Klea Çutra garuese në emisionin “The Voice Kids” të Top Channel në Shqipëri, pas performancës të sotme arriti të fitojë pëlqminin e publikut i cili nëpërmjet votimit elektronik e zgjodhi atë një ndër finalistet e këtij audicioni, shkruan Dibraime.

Vlen të përmendet përkrahja e madhe që iu dhurua Kleas nga bashkëqytetarët e saj, një talent i ri i qytetit tonë e cila kishte përkrahjen e qindra bashkëmoshatarëve të saj në sallë dhe dhjetramijërave të tjerë të cilët e ndoqën nëpërmjet ekraneve televizive.

Megjithatë gara do të jetë e fortë në javën e ardhshme, në natën Finale. Për Ritën dhe Klean ka ardhur momenti i shumëpritur, ata kanë ende mundësi të fitojnë trofeun e The Voice Kids./Dibraime.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu