Klopp në Europë nuk është eleminuar asnjëherë me dy ndeshje

Jurgen Klopp ka bërë një sensacion në futbollin modern duke përmbysur avantazhin prej 3-0 të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri gjerman nuk është eliminuar asnjëherë në Evropë në fazën me dy ndeshje, shkruan Indeksonline.

Kjo është hera e tretë që arrin të kualifikohet në një finale evropiane.

Në vitin 2016 ai arriti në finale të Europa League duke u mposhtur nga Sevilla, ndërsa vitin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve u mposht nga Real Madrid.

Këtë vit Klopp do të ketë përballë Ajaxin ose Tottenhamin që sonte takohen në ndeshjen e kthimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu