“Koha për të kërkuar një sfidë të re”, CR7 ka një mesazh prekës për tifozët e Man United

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit nga Manchester United. Sulmuesi i kombëtares portugeze dhe klubit kanë ndërprerë sot kontratën me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.

“Pas negociatave me Man United, ne ramë dakord që ta ndërpresim kontratën para kohe.

Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Në të njëjtën kohë, ndjej se ka ardhur koha që unë të kërkoj një sfidë të re.

I uroj skuadrës suksese në pjesën e dytë të sezonit dhe në të ardhmen”, citon Ronaldo për gazetarin e The Telegraph, Matt Lowe.

Më herët, Cristiano dha një intervistë në të cilën kritikoi drejtimin e Manchester United dhe trajnerin Eric ten Hag.

Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 16 ndeshje për United këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu