KOMENT/ 15 vjetori i MO-së, Ahmeti Dhe BDI gëzon, populli vajton

Dita që lamë pas shënoi 15 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes të Ohrit, marrëveshje kjo e cila ndërpreu konfliktin e armatosur te vitit 2001, dhe marrëveshje e cila do u siguronte shqiptarëve të drejta të barabarta kushtetuese brenda Republikës të Maqedonisë, me afat realizimi deri ne vitin 2004.

Edhe pse sot shënoi 15 vjetorin e nënshkrimit të saj, kjo marrëveshje ngelet akoma e pa realizuar. E premtuar ne ç’do fushatë elektorale nga partia në pushtet, për më shumë se një dekadë do zvaritet pë të mos u ditur deri kur do zgjasë.

Si ç’do vit, partia që ka përfituar më së shumti nga kjo marrëveshje, organizoi ceremoninë e përvjetorit me të ftuar të shumtë, përfaqësues të diplomacive të huaja, të cilët nuk nguruan të shprehin pakënaqësinë dhe revolten e tyre per mos realizimin e kësaj marrëveshje.

Përfaqësuesi i diplomacisë amerikane, Jess Baily, do jetë më i zëshmi nga diplomatët e jashtëm, i cili me fjalën e tij pohoi mos realizimin e marrëveshjes së Ohrit, ku shprehu se edhe shumë punë kanë ngelur për tu realizuar.

Analistët, personazhët publikë dhe gazetarët nuk ishin me mendim ndryshe, ata kritikojnë partinë në pushtet si fajtoren kryesore për dështimin e kësaj marrëveshje.

Më i pakënaqur nga te gjithë është populli, në intervista me popullatën civile, të gjithë pa përjashtim janë shprehur të indinjuar, pa shpresë dhe perspektivë, fajtor kryesor, quajnë ata partinë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim. Marëveshjen e cilësojnë si të dështuar me të cilën BDI ka gënjyer popullin gjithë këto vite për të qëndruar në pushtet./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu