KOMENT/ Kur të gjithë prisnin largimin e tij nga qeveria, Sela kthehet më fuqishëm se kurr

Alranca për Shqiptarët nga zgjedhjet në zgjedhje po rritë elektoratin e saj. Partia e ndarë nga PDSH, qysh në zgjedhjet e para të saj kishte rezultate mbresëlënëse, ndërsa nga atëherë është në rritje e sipër.

Në zgjedhjet e fundit lokale, në raundin e parë kjo parti arriti të shkojë në balotazh në disa nga komunat më të mëdha në Maqedoni, ndërsa arriti të fitojë komunat e Gostivarit, Bogovinës dhe Vrapçishtës. Komunën e Strugës e humbën, siç theksuan nga kreu i partisë, falë mbështetjes së kandidatit të BDI-së nga partia e LSDM-së, por për ta ngushëlluese është fakti që në rundin e parë, Aleanca ishte partia “më e madhe” në Strugë, dhe humbën vetëm në raundin e dytë, ku kanë pasur mundësi të votojnë edhe elektorati që ka votuar për partitë tjera.

Shumë njohës të çështjeve politike koalicionin e bërë para raundit të dytë zgjedhor mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa e kanë cilësuar si hap të “gabuar” të kësaj partie, për shkak të pikpamjeve të ndryshme të dy subjekteve politike për shumë çështje.

Pikërisht ky koalicion mes një partie qeveritare dhe një partie të opozitës  ka hidhëruar ca shokët e koalicionit, LSDM dhe BDI, të cilët,  pas zgjedhjeve filluan të japin shenja për një largim të mundshëm të Aleancës për Shqiptarët nga qeveria, ndërsa peng i kësaj ka mbetur ministria që udhëheqte Alenaca për Shqiptarët, ajo e Shëndetësisë.

Tani sipas informatave të fundit, jozyrtare, ministrinë e Shëndetësisë do ta marrë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ndërsa për të siguruar qeveri stabile dhe mos largim të Aleancës nga krahu i LSDM-së, në një kohë kur partisë së Zaevit i duhen sa më shumë aleatë, InfoShqip ka mësuar se Ziadin Selës i është ofruar ministria e Arsimit dhe një pozitë e zëvendëskryeministrit.

Si duket, rezultatet e zgjedhjeve  kanë qenë indikator se Aleanca për Shqiptarët është parti në rritje të cilën Zaev nuk dëshiron ta ketë për “armik” dhe për këtë arsye i ka bërë një ofertë më të mirë nga ekzistuesja.

Kjo do ti konvenojë edhe partisë së Selës  e cila përmes resorit të Arsimit  do të mund të punojë në përmirësimin e kushteve mësimore në shumë shkolla shqipe, me çka do të mundohet të fitojë sa më shumë besimin e elektotatit.

Politikologu Xhenis Sulimani për InfoShqip theksoi se ministrinë e Shëndetësisë partitë po e shfrytëzojnë për t’i matur forcat.

Resorin e Shëndetësisë partitë politike në Qeveri janë duke e përdorur për t’i matur forcat. Vonesa e zgjedhjes së ministrit të ri shpreh mosseriozitetin e kësaj qeverisje dhe fokusimim e tyre në interesat e partive politike dhe jo interesin e përgjithshëm. Ky vakum, ndryshe tregon edhe dis-harmoninë në koalicionin qeveritar. Në kushte normale ish ministrin Taravari do të duhej ta zëvendësonte një bashkëpartiak i tij. Lidhja social demokrate e Maqedonisë dhe BDI e kanë shfrytëzuar këtë hapësirë për ta nxjerrë nga qeveria Aleancën, por si duket nuk patën sukses.”-theksoi Xhenis Sulimani./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu