KOMENT/ Partitë opozitare harrojnë të kritikojnë pushtetin, akuzojnë njëra-tjetrën

Në bllokun politik shqiptar një qasje jo produktive në të kaluarën ka dëshmuar se si mos koordinimi  dhe mos unifikimi i partive opozitare ka dëmtuar rëndë votën shqiptare.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 shqiptarët e ndarë në shumë parti dhe lëvizje politike humbën një numër të madh të deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë. Nga mos bashkëpunimi i dy partive të reja që u krijuan atëherë RDK-së e cila udhëhiqej nga Rufi Osmani dhe DR-ja nga Imer Selmani dogjën mbi 50 mijë vota, atë kohë RDK-ja e Osmanit morri 29996 vota, ndërkaq DR-ja e Selmanit 19958 vota, nga i gjithë ky rezultat doli vetëm një deputet, ndërsa në disa zona këto dy parti humbën mandate në mungesë të 30 apo 50 votave. Edhe pse me mbi njëzetëmijë vota, nuk arriti të siguron asnjë deputet Demokracia e Re e Imer Slemanit, një fat pak a shumë të ngjajshëm kishte dhe RDK-ja, e cila për dhjetra vota nuk arriti të fiton deputetin e rradhës.

Sistemi zgjedhor në Maqedoni partitë e reja apo të vogla i cënon rëndë dhe nga gjithë ajo përvojë e hidhur në të kaluarën, përsëri sot shohim një opozitë shqiptare që në vend të kritikoj pushtetin, partitë opozitare meren me njëra tjetrën, në vend koordinuara ata janë të përçara dhe me këtë ata janë shërbyese të denja të partive në pushtet që na kanë sjellë në gjendjen ku jemi sot.

Më pak se dy muaj na ndajnë nga zgjedhjet e Dhjetorit, dhe në këtë periudhë kohore të ngelur, shpresojmë që politikbërësit e sotëm të mësojnë nga gabimet e së djeshmes dhe të reflektojnë për të unifikuar votën shqiptare dhe jo për ta përçarë atë, sepse kjo i vjen në ndihmë vetëm pushtetit dhe skenari i njëjtë i vitit 2011 mund të përsëritet edhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit, nëse nuk kemi një unfikim të plotë të opozitës shqiptare.

Shpresojmë që historia të jetë një leksion për liderët e partive të reja shqiptare në Maqedoni pasi ata gjenden në një rast historik ku mund të reflektojnë për mirë ose në të kundërt me shumë gjasa pas 11 dhjetorit mund të shkojnë në histori bashkë me “tekat” e tyre. /InfoShqip.com

Koment nga InfoShqip.com


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu