Kompania çeke “PETISA” do të investojë afro 40 milionë euro në Maqedoni, ku sipas planit të kompanisë janë paraparë 200 vende të reja të punës në dy vitet e para. Lajmi u bë i ditur nga zv/drejtori i Agjencisë për Investime, Sami Rushidi.
Kjo kompani merret me prodhimin: auto pjesë, makineri të ndryshme, makina automatike për prerjen e metaleve, preparate medicionale, Qendra rekreative, dhe qendra logistike.
Kompania është njëra nga më të mëdhatë në Çeki dhe ka degë të saja dhe investime në Poloni, Sllovaki, Hungari, posedon nje fond prej 326 milion euro për të investuar.(INA)










