Komuna e Gostivarit fillon asfaltimimin e rrugës në Banjicë të Epërme me 600 metra gjatësi

Komuna e Gostivarit ka filluar me asfaltimin e rrugës në fshatin Banjicë e Epërme. Rruga ka një gjastësi prej 600 metra, ndërsa në të paraprakisht janë përfunduar të gjitha instalimet nëntokësore.

“Gostivari në punë, 600 metra gjatësi asfaltim në Banjicë të Epërme. Pas përfundimit të infrastrukturës nëntokësore, si ujësjellës i ri dhe kanalizim, këto ditë filluan punimet edhe për asfaltimin e një rruge në Banjicë të Epërme, me mbi 600 metra gjatësi”, shkruan kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se pas kësaj rruge, do të vazhdojnë më tej me investimet infrastrukturore në çdo vendbanim sipas planit zhvillimor por edhe nevojave aktuale të qytetarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu