Komuna e Sarajit e zgjidh përkohësisht çështjen e ujit të pijshëm në Bukoviq, borxhi ndaj EVN-ë duhet të paguhen

Komuna e Sarajit e ka zgjidhur mungesën e ujit të pijshëm në fshatin Bukoviq. Përmes një komunikate të lëshuar nga Komuna e Sarajit thuhet se me angazhimin e këti institucioni dhe këshilltarit komunal, Selam Sejfullahu kanë arritur që EVN-Maqedoni të lëshoj rrymën elektrike në pompat e ujit të cilat furnizojnë vendbanimin Bukoviq me ujë.

Në këtë komunikatë thuhet se kjo zgjidhje është bërë për shkak të festës së madhe të konfesionit islam, Kurban Bajramit. Mirëpo komuna apelon që borxhi që i ka bashkësia lokale, kompanisë EVN-Maqedoni prej mbi 100 mijë eurove duhet të gjendet zgjidhje.

Poashtu komuna e Sarajit siguron banorët e Bukoviqit se është duke punuar intensivisht në realizimin e projektit për furnizim me ujë të pijshëm nga burimi Rashqe, në këtë drejtim komuna ka siguruar 360mijë euro nga banka botërore dhe realizimi i këti projekti do të filloj në vitin 2017. Komuna e Sarajit gjithashtu kërkon nga banorët e Bukoviqit që mos të bien pre të ndikimeve të individëve të cilët dëshirojnë që të përfitojnë politikisht në kurriz të këtyre banorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu