Komuna me pjesëmarjen më të madhe të votuesve dhe ajo me pjesëmarjen më të vogël, mësoni se kush janë

Nga rezultatet e publikuara në web faqen zyrtare të komisionit shtetëror të zgjedhjeve në Maqedoni për pjesmarjen e votuesve deri ne orën 17:00, vërrehet një variacion nga Kumuna në Komunë, ku përqindjet variojnë nga 30 deri në 70, shkruan InfoShqip.

InfoShqip bëri një kërkim duke klasifikuar komunën me pjesmarjen më të ulët dhe atë me pjesëmarjen më të lartë, sipas të cilës rezulton se Komuna e Shuto Orizares është komuna me prezencën më të ulët të votuesve gjegjësisht 33.83% e personave me të drejtë vote kanë votuar.

Sa i përket Komunës me pjesëmarjen më të madhe të votuesve ajo është Komuna e Vevçanit me 72,05% të votuesve. Vlen të theksohet se venbanimet shqiptare kanë pasur prezencë më të pakët votuesish në krahasim me Komunat me shumicë maqedonase apo në krahasim me zgjedhjet e kaluara të dhjetorit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu