Komunat e Shkupit me më shumë raste me koronavirus

Komuna e Aerodromit është komuna me numrin më të madh të rasteve aktive në qytetin e Shkupit.Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se në këtë komunë janë 109 raste aktive.

Më pas në komunën e Qendrës janë 96 raste aktive, Karposh-83, Gazi Babë-80, Kisella Vodë-79. Në komunën e Çairit në vazhdimësi është duke shënuar rënie numri i rasteve aktive. Për momentin janë 59, ndërsa kujtojmë se kohë më parë Çairi kishte mbi 400 raste aktive. Më pas komunat tjera janë si vijojnë:

Gjorçe Petrov-50
Butel-31,
Shuto Orizarë-17
Studeniçan-9
Saraj-12
Haraçinë-5
Ilinden-28
Sopishte-3
Zelenikovë-2
Të huaj-7


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu